Ferizaj e humbi edhe ndeshjen e dytë në Holandë

24 tetor 2021 | 18:43

Skuadra e Ferizajt e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga skuadra holandeze JuRo Unirek. Të dielën në ‘t Veld të Holandës, Unireku fitoi me rezultat 37-13. Të shtunën skuadra holandeze fitoi 35-14.

Me dy fitore, JuRo Unirek avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndërkohë Ferizaj ndalet në raundin e dytë, njëjtë si Vushtrria, Istogu e Prishtina. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17-7 për holandezet. Meri Koneski ishte më efikasja te Ferizaj. Ajo shënoi 7 gola nga 17 tentime.

Dy gola i shënoi Mirjeta Dinolli, ndërsa nga një e shënuan Iva Stojkovska, Mimoza Sefedini, Albulena Kelmendi e Bjondina Ramabaja. Tani skuadrat e hendbollisteve u kthehen sfidave vendore. Pritet garë e mirë për titull të kampionit dhe për Kupën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli është duke e mposhtur bindshëm Manchester Unitedin, në kuadër…