Ferizaj, Gjimnazi i vjetër shndërrohet në shkollë arti

23 nëntor 2023 | 14:06

Pas restaurimit të objektit të shkollës së parë shqipe në Ferizaj, “Ismail Qemali” (ish-Gjimnazi i vjetër), Komuna e Ferizajt ka nisur procedurat për shndërrimin e tij në shkollë arti.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

“Mbetet në destinimin e saj fillestar, pra institucion shkollor duke nisur procedurat për ta kaluar shkollën e arteve në Ferizaj në këtë objekt”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se nuk…