Ferizaj konfirmon bisedimet me Bylbyl Sokolin

20 shkurt 2020 | 11:38

Skuadra e Ferizajt vazhdon të jetë pa trajner pas largimit të Bekim Isufit.

Klubi i Superligës ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare se janë në bisedime me Bylbyl Sokolin, i cili edhe në të kaluarën me sukses e ka drejtuar Ferizajn.

“Klubi ynë është në bisedime me trajnerin e mirënjohur vendor, Bylbyl Sokoli për të udhëhequr FC Ferizaj në sezonin pranveror. Bisedimet janë duke vazhduar akoma, dhe për momentin nuk ka asnjë zyrtarizim. Për çdo ndryshim do të njoftoheni me kohë në faqen zyrtare të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Gazeta ka mësuar se marrëveshja mes Ferizajt dhe “Profës” është shumë afër dhe se ai do të jetë trajneri i kësaj skuadrës në vazhdim të kampionatit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…