Ferizaj mposhti Llapin, fitojnë Trepça ’89 dhe Dukagjini

08 mars 2023 | 15:48

Janë zhvilluar të mërkurën tri ndeshje të javës së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Skuadra e Ferizajt ka shënuar një fitore të madhe në përballje me skuadrën e Llapit (2-1).

Ishin mysafirët të cilët kaluan të parët në epërsi me golin e Gerhard Prognit në minutën e 11-të, por kjo nuk i ndali futbollistët e Ferizajt që të kërkojnë përmbysjen e rezultatit që e arritën në këtë ndeshje.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Edon Sadriu realizoi një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1. Edon Sadriu ishte hero i vendasve, kur në minutën e 59-të shënoi pas një asistimi të bukur nga Betim Haxhimusa për rezultatin final 2-1.

Fitore të madhe ka realizuar edhe Dukagjini që ka mposhtur në udhëtim Malishevën me rezultat 1-2. Khomutov dhe Marcelei Santos realizuan golat për skuadrën klinase, ndërkohë Bihorac ishte shënuesi i vetëm për Malishevën. Tre pikë të mëdha në udhëtim i ka arkëtuar edhe Trepça ’89 që ka mposhtur Drenicën me rikthim 1-2.

Da Silva kaloi i pari vendasit në epërsi me golin në minutën e shtatë, derisa rezultati u barazua në minutën e 32-të me autogolin që realizoi Shkëlzen Lushtaku 1-1. Golin e fitores për skuadrën mitrovicase e shënoi Rilind Nimani në minutën e 56-të nga gjuajtja e lirë. Nesër zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera ku do të përballën Ballkani-Drita dhe Gjilani Prishtina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me…