Ferizaj organizoi mbi 150 aktivitete kulturore, rinore e sportive

25 nëntor 2018 | 14:01

Në prag të edicionit të sivjetmë të festivalit “Kosovarja Këndon” dhe shënimit të 50-vjetorit të demonstratave të vitit 1968, ngjarje këto për të cilat në Ferizaj do të mbahen manifestime kulturore nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka prezantuar sfidat dhe sukseset e kësaj drejtorie gjatë dhjetë muajve të qeverisjes.

“Ndër sukseset kryesore të kësaj drejtorie gjatë kësaj periudhe qeverisëse janë përmirësimi i infrastrukturës kulturore, rinore dhe sportive, krijimi i infrastrukturës së nevojshme ligjore për institucionet e kulturës, në rastin konkret të Teatrit ‘Adriana’ i cili për herë të parë ka hartuar statutin e këtij institucioni, po kështu edhe repertorin e shfaqjeve të këtij institucioni”, ka thënë ajo.

Murati-Shabani ka theksuar se shumë shpejt Ferizaj do të ketë Muzeun e Kujtesës, zotim ky i kryetarit Aliu.

Duke shpalosur detaje nga aktivitetet që do të realizohen në javën e ardhshme përkatësisht më 26 dhe 27 nëntor, drejtoresha Murati-Shabani ka folur për agjendën për shënimin e 50-vjetorit të demonstratave të vitit 1968, organizim ky i përbashkët me Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës që do të mbahet më 26 nëntor, si dhe Festivalin “Kosovarja Këndon” në edicionin e 46 të tij, ku do të ketë risi, me pjesëmarrjen e artistëve nga trevat të ndryshme shqiptare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka mbajtur konferencë për media të dielën, në…