Ferizaj përfiton një automjet, donacion nga Agjencioni i Pyjeve

13 dhjetor 2019 | 15:06

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka përfituar donacion një automjet  nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës.

“Performanca e lartë e dëshmuar e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në mbrojtje të pyjeve dhe efikasiteti në këtë betejë kundrejt prerësve ilegal, me mbështetjen e drejtpërdrejt e të parezervë të kryetarit të komunës, Agim Aliu, përveç mirënjohjes ka tërhequr edhe vëmendjen e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës dhe Zyrës Rajonale të këtij agjencioni. Për këtë sot, me përkrahjen e kryeshefit të këtij agjencioni, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorit të Zyrës Regjionale, Bekim Topalli, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami pranoi një automjet donacion, i cili do të shërbej që më me lehtësi të arrihen distancat e efikasiteti i punës në terren për mbrojtjen e pyjeve”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Mirënjohës e falënderues për këtë donacion, është shprehur drejtori komunal i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami.

Ai ka thënë se ky donacion por edhe përkrahja e vazhdueshme që i jepet kësaj drejtorie, por edhe nismave të qeverisjes lokale për kujdesin e mbrojtjen e ambientit, janë dëshmi e mundë i një përpjekje të pandalshme që të mbrohet pasuria natyrore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Zymer Mehani Më 12 dhjetor 2019, në Bibliotekën Kombëtare…