Ferizaj përforcohet me mesfushorin e Kombëtares së Singaporit

13 qershor 2025 | 15:32

Skuadra e Ferizajt është përforcuar me mesfushorin e Kombëtares së Singaporit, Harhys Stewart. Ky i fundit edicionin e fundit ishte pjesë e Chiangrai United në Tajlandë, kurse do të jetë pjesë e ferizajasve në dy vitet e ardhshme.

“Mesfushori i kombëtares së Singaporit, Harhys Stewart, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë! Stewart ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me FC Ferizaj, duke u bërë pjesë e planeve tona afatgjata në mesfushë. Ai vjen nga Chiangrai United në Tajlandë, ku tregoi nivel të lartë profesionalizmi dhe paraqitje të sigurta gjatë sezonit të kaluar. Stewart sjell qetësi, vizion dhe forcë në mesfushë – cilësi që do t’i japin më shumë balancë dhe konkurrencë ekipit tonë. Mirë se erdhe në Ferizaj, Harhys. Të urojmë sukses me fanellën bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Agushi, një qytetar nga Ferizaj, është gjetur i vdekur.…