Ferizaj transferon Besar Isenin

03 janar 2023 | 17:15

Klubi i futbollit Ferizaj ka vazhduar me përforcime për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Ferizaj të martën ka njoftuar për arritjen e marrëveshjen me mesfushorin Besar Iseni.

Iseni është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa te Ferizaj kanë pritje të mëdha prej tij.

“Super Iseni – një mesfushor me tipare organizative do të jetë arma e fortë e skuadrës në sezonën pranverore”.

“Besari e ka filluar karrierën tek Shkupi, për të kaluar në Vardar pastaj për dy sezone. Ndërsa për herë të fundit mesfushori ynë i ri, ka luajtur për skuadrën nga Shqipëria, Egnatia”, ka njoftuar klubi.

Në njoftim theksohet se për Besar Isenin është zhvilluar një luftë e madhe mes ekipeve të rajonit.

“Por në fund deçizive ishte vullneti i lojtarit për të veshur fanellën kaltër e bardhë. Me rastin e prezantimit, Iseni ka deklaruar se ishte projekti i klubit ai që e bindi që të pranojë ofertën, pavarësisht që ditëve të fundit ka qenë i vërshuar nga ofertat e klubeve nga Kosova, por edhe nga rajoni”, ka njofuar Klubi i futbollit Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para…