Fermerët japonezë krijojnë punime mbresëlënëse 3D në fushat e mbjella me oriz

27 janar 2020 | 11:16

Në fushat e mbjella me oriz në Japoni janë krijuar punime të ndryshme 3D që japin pamje shumë mbresëlënëse.

Për t’i punuar këto ilustrime fermerët nuk përdorin ngjyra, por iu duhet të mbjellin varietete të ndryshme orizi, qëkur të rriten të krijojnë figura të caktuara.

Janë rreth 15 mijë metra katrorë me fusha të mbjella në pjesën rurale të Inakadate të Aomori të Japonisë, që mbulohet me këto ilustrime të rritura në mënyrë natyrale. Nga rrafshina këto punime janë të padukshme, por nëse hipet mbi ndonjë ndërtesë, apo fotografimet me dron shfaqin pamjet e mahnitshme që shihen në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një postier në Japoni akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk…