Postierit i gjenden 24 000 letra të pashpërndara në shtëpi

27 janar 2020 | 11:14

Një postier në Japoni akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk ka dorëzuar me mijëra letra postare në destinacion. Gjatë një operacioni të policisë në shtëpinë e tij u gjetën 24 mijë letra postare, që dyshohet se i kishte fshehur që prej vitit 2003.

61-vjeçari ishte një prej përgjegjësve të shpërndarjes së postës, ndërkohë që ka deklaruar si ishte e mërzitshme t’i dorëzojë të gjitha letrat.

Zyra postare e Yokohamas u kërkoi falje qytetarëve dhe u premtoi se ato do të shpërndahen. Nëse do të ngrihet aktakuza, postieri pritet të dënohet me tre vjet burgim dhe rreth 3 500 euro gjobë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt…