Fero heq dorë nga muzika

27 shtator 2020 | 16:05

Reperi shumë i famshëm dhe i zhurmshëm shqiptar Fero ka thënë se ka hequr dorë nga muzika. Fero ditë më parë mbylli rrjetet sociale duke hapur panik tek fansat e tij, e për Insajderi.org,  ka dhënë një deklaratë akoma më shokuese.

I pyetur se pse e ka mbyllur “Instagram”-in, reperi ka thënë: “Jam larguar nga rrjetet  sociale sepse kam heq dorë nga muzika”.

Reperi nuk ka dhënë përgjigje nëse është larguar nga muzika përkohësisht apo përgjithmonë, e as nuk dha arsyet se pse e ka marrë këtë vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda ka regjistruar 2 995…