Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

27 shtator 2020 | 15:57

Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda ka regjistruar 2 995 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve në këtë shtet ka shkuar në mbi 100 000 persona, shkruan “Reuters”.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe tetë raste me fatalitet, ku numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 6 374.

Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një exit poll-i të transmetuesit SRF, pjesa më e…