‘Zviceranët kanë votuar bindshëm pro lëvizjes së lirë me vendet e BE-së’

27 shtator 2020 | 15:53

Sipas një exit poll-i të transmetuesit SRF, pjesa më e madhe e zviceranëve kanë votuar kundër largimit të shtetit helvetik nga marrëveshja për lëvizje të lirë me vendet e Bashkimit Evropian.

Partia Popullore e Zvicrës kërkoi referendum për marrëveshjet me BE-në, që u cilësua test i rëndësishëm i qëndrimit ndaj të huajve, të cilët e përbëjnë çerekun e popullsisë në këtë shtet, shkruan “The Guardian”.

Sipas rezultateve të pjesshme të parashikimit të këtij transmetuesi, 63 për qind e votuesve e kanë kundërshtuar largimin e Zvicrës nga marrëveshja për lëvizje të lirë, ndërsa vetëm 37 për qind e kanë përkrahur atë.

Zvicra shumë kohë më parë ka vendosur të mos i bashkohet BE-së, por ajo dëshiron qasje në zonën evropiane të tregtisë së lirë dhe dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, mjedisi, shkenca dhe arsimi.

BE-ja vazhdimisht i ka treguar Zvicrës se largimi i mundshëm nga marrëveshja për lëvizje të lirë do të nënkuptonte edhe tërheqje nga marrëveshjet tjera që sjellin përfitime për shtetin helvetik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 08:20 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren…