Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

27 shtator 2020 | 15:50

Sot rreth orës 08:20 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët e Shërbimit Korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike.

“Fillimisht oficeret korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Q.P Prizren dhe menjëherë kanë filluar bastisjen brenda dhomave të qendrës, me ç’rast bastisja ka rezultuar pozitive, ku gjatë bastisjes në njërën nga dhomat është gjetur një shishe e plastikes e madhësisë 0.5l, e shpuar, e cila dyshohet se mundë të është përdorë për konsumim të substancave narkotike”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK).

Sipas ShKK-së, gjatë bastisjes ka rrjedh informacioni se substanca narkotike po hedhet nga rruga dhe mbase mund të ketë mbetur në kulm. “Menjëherë është bërë bastisja e kulmit dhe si rezultat i saj në kulmin e Q.P. Prizren është gjetur një pako cigareje ku në brendinë e saj kishte substancë narkotike. Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës. I paraburgosuri i dyshuar se substanca e kapur në kulm ka qenë e dedikuar për të është ndarë nga të tjerët dhe është vendosur në dhomën C5, me ç`rast ndaj tij dhe të paraburgosurve të të njëjtës dhomë është iniciuar procedura disiplinore. Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës”, ka njoftuar ShKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për…