Feronikeli përforcohet me një brazilian

12 gusht 2020 | 22:38

Feronikelit i është bashkuar edhe një brazilian. Bëhet fjalë për sulmuesin Marclei Cesar Chaves Santos, i cili sot ka firmosur me klubin nga Drenasi.

Marclei është i lindur më 8 qershor 1989 në Bahia të Brazilit, është i gjatë 185cm, me pozitën natyrale të tij në qendër të sulmit.

Qendërsulmuesi i është bashkuar klubit, me ambicien e vetme për ta rikthyer Feronikelin në kreun e tabelës dhe për pjesëmarrje në garat evropiane, njofton klubi nga Drenasi.

Sulmuesi më parë ishte pjesë e skuadrave braziliane, si: Viktoria, Boa, ai ishte pjesë edhe e Mitra Kukar në Indonezi dhe Chonburi FC në Tailandë. Ai te Feronikeli vjen pas skuadrës braziliane, Bahia de Feira. Marclei tashmë i është bashkuar skuadrës dhe do të fillojë stërvitjet në momentin që ato lejohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe FFK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e ka…