Feronikeli rikthen Konen

16 janar 2019 | 15:49

Skuadra e Feronikelit e ka rikthyer futbollistin Ben Hamed Kone, i cili në janar të vitit të kaluar iu kishte bashkangjitur “Niklit”, por në muajin maj ishte larguar në drejtim të Zvicrës.

Kone do të t’i bashkohet menjëherë klubit në stërvitje, me ç’rast edhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit për përgatitje në Turqi.

Feronikeli dhe Prishtina janë dy skuadrat favorite në garën për titull të kampionit në IPKO Superligë, por edhe favorit në garën e Kupës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me ftesë të Bankës…