Ferrari në bisedime për zgjatjen e kontratës me Vettelin

07 janar 2020 | 15:06

Sipas së përditshmes gjermane “Bild”, skuadra e Ferrarit është gati t’i rinovojë kontratën pilotit gjerman Sebastian Vettel.

Kontrata e Vettelit skadon në fund të këtij viti dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë. Kohët e fundit është përfolur për një transferim të Lewis HamiltonIT nga Mercedes te Ferrari, por duket se Vetteli i ka bindur drejtuesit e “kokëkuqes” t’ia rinovojnë kontratën dhe të qëndrojë edhe në vitin 2021.

Një muaj më parë Ferrari i rinovoi kontratën deri në vitin 2024 pilotit tjetër Charles Leclerc dhe të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe me Vettelin. Mes pilotëve kandidatë është edhe Mick Schumacher, por vështirë se djali i Michael Schumacherit të pilotojë një Ferrari që në sezonin e parë në Formula 1. Ndër emrat e tjerë që priten se mund të pilotojnë një Ferrari në vitin 2021 janë: Fernando Alonso dhe Antonio Giovinazzi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, i cili…