Festa e Fitër Bajramit, Nisma në Gjakovë viziton Bashkësinë Islame

04 qershor 2019 | 11:36

Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, së bashku me anëtarë të Kryesisë së kësaj partie ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjakovë.

“Pata nderin që sot bashkë me anëtarë të Kryesisë së Degës të Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, të vizitojmë Bashkësinë Islame në Gjakovë, ku u pritem nga kryetari i saj Ahmet ef. Hoxha me stafin e tij”.

“Uruam që në këtë festë Bajrami pos urimeve dhe vizitave që bëjmë tek të afërmit dhe miqtë, të përcjellim mesazhe edhe për vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes. Urime festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryeministri Ramush Haradinaj…