Festa e Flamurit, Rama e cilëson kuptimplotë pjesëmarrjen e Presidentes Osmani

28 nëntor 2025 | 22:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë fotografi nga ceremonia e festimit të 28 Nëntorit.

Rama vlerësoi organizimin e veçantë të ngjarjes, që u zhvillua nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe e vlersoi praninë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës ❤️🖤,” shkroi Rama, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit midis dy vendeve shqiptare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i partisë “Demokracia Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, ka deklaruar se…