Festoni me zemër!

17 shkurt 2020 | 13:31

Shteti i Kosovës po rritet vazhdimisht, po i shtohen vitet dhe po shtohet dashnia për vendin e mirë dhe njerëzit e ëmbël, e plotë optimizëm që i ka ky vend.
E di që shumëçka na mungon sot në Kosovë, madje edhe uji dhe jeta normale dhe e dinjitetshme.
Por kur e llogarisim se Kosova është larguar përgjithmonë nga dhuna dhe terrori shtetëror i Serbisë, kur çdo ditë e shoh që Serbia e ka humbur betejën me Kosovën, e me këtë e ka humbur edhe mundësinë me na torturuar, vra, masakruar, burgosur, dhunuar, terrorizuar, plaçkitur e djegur, vjedhur pasurinë tonë, helmuar e diskriminuar në çdo pore të jetës, po them se 12 vite janë sa një shekull.
Festoni o popull e shijojeni lirinë e këtë Pavarësi që e kemi sepse Serbia e don një Kosovë të zymtë, një Kosovë pa zhurmë e të dërmuar, Serbia e lut zotin që ne të jemi të përçarë e të varfëruar në tru e në xhepa.
Festoni me zemër në shtëpi, familje, restorante, por pa e harruar asnjëherë të kaluarën, pa e harruar për asnjë moment flijimin e madh të familjes së Adem Jasharit, pa e harruar luftën kolosale të Ibrahim Rugovës, luftën e shenjtë të UÇK-së dhe duke e përkujtuar guximin dhe vendosmërinë e Hashim Thaçit, që Kosova të bëhet sa më shpejt e pavarur nga Serbia.
Festoni e mos u ndalni sepse vetëm kështu mund ta bëjmë të lumtur rininë studentore, rininë e mrekullueshme që e kemi, ata duhet t`i ruajmë si sytë e ballit sepse janë vlera kombëtare e pazëvendësueshme.
Të festojmë sepse kemi arsye për tu ndjerë të lumtur, jo pse i kemi punët mirë si shoqëri, por pse shteti i Kosovës po e feston ditëlindjen e 12-të. Pra mos harroni, Festoni me zemër./m/s/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Happy Independence Day Kosovo! Urime 12 vjet pavarësi KOSOVA jonë”,…