Fetahaj konfirmon largimin nga Liria: Uroj që klubi t’i arrij majat

14 qershor 2023 | 14:10

Anësori Liridon Fetahaj është larguar nga skuadra e Lirisë së Prizrenit, ani pse kjo skuadër ka arritur sukses të madh duke u rikthyer pas katër vjetësh në Superligën e futbollit të Kosovës.

Fetahaj i ka uruar skuadrës së tij të fëmijërisë që të arrij majat në futbollin kosovar, raporton “Epoka e re”.

“Faleminderit FC Liria, klubi i fëmijërisë.  Ju njoftoj se nga sot nuk do jem pjesë e klubit, i falënderoj jashtëzakonisht shumë tifozerinë prizrenase dhe gjithë ‘Arpagjiket’ të cilët me kanë përkrahur tepër shumë e ju jam borxhli gjithë jetën, falë tyre jemi këtu. Falënderoj administratën e klubit , presidentin, kryetarin, drejtorin, sekretarin dhe të gjithë bashkëlojtarët e mi të cilët e bëmë një punë të shkëlqyer. Uroj që klubi t’i arrij majat ashtu siç e ka emrin e vet”, ka shkruar Fetahaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku tre qytetarë të Kosovës janë arrestuar në pikën…