Fetahaj: Ky është synimi i Ballkanit ndaj ‘Niklit’

23 gusht 2019 | 22:58

Skuadra e Ballkanit ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të dalur të pamposhtur nga përballja me kampionen në fuqi të IPKO Superligës, Feronikelin.

Këtë lajm e ka konfirmuar sulmuesi Liridon Fetahaj të premten për “Epokën e re”. Ndeshja në mes Ballkanit dhe Feronikelit zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Jemi përgatitur maksimalisht dhe synimi i Ballkanit në këtë ndeshje është rezultati pozitiv. E respektojmë Feronikelin sepse kanë kualitetet dhe janë kampion në fuqi, por ne luftojmë për tri pikët e plota dhe cilido lojtarë që do të starton nga fillimi do të jep maksimumin”, ka thënë Fetahaj, i cili në afatin kalimtar të verës u transferua në Suharekë nga skuadra e Prishtinës.

/Epoka  e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotëm të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së…