Fetnete Ramosaj, shkrimi i pambaruar

05 prill 2022 | 15:25

Shkruan: Izmi Zeka

Tri vjet pa heroinën e Kosovës, Fetnete Ramosaj

Unë nuk të njoha ty Fetnete. Dëgjova shumë ane këndë Kosovës. Lexova e lexova ku portretin tënd e gjeja te femrat shqiptare që bënë histori. Femrat që nuk u dorëzuan kurrë në asnjë luftë. Dëgjova edhe nga bashkëluftëtarët edhe nga historia që po shkruajnë njerëzit edhe nga lufta me bedena.

Unë nuk të njoha Fetnete as nuk isha krah teje, as kur vdekja përballej me vdekjen, as kur ju këndonit këngë për lirinë. Unë nuk isha përkrah teje edhe kur ti shkruaje për Lirinë, për amanetin e dëshmorëve, as edhe për nënat që sot qajnë me lot, as kur i dole ballë historisë së shtrembër. Unë dje nuk të njoha se ishe ti ajo vajza e cila sillte pranverën në kohën i bishave dhe hienave të zeza. Eh sa lot sot kam që ti ike në paqe, kur artin e luftës kishim nevojë ta shohim të shkruar nga ju.

Edhe atëherë kur ti u bëre titan dhe nuk njohe rrugën në dysh ne nuk të njohëm. Edhe Gjergji, pse jo edhe vëllezërit Frashëri ,apo rilindasit do ta kishin lakmi për jetën, shpirtin dhe letrat që ti i le në këtë kohë.

Fetnete ti nuk na njohe neve as edhe kur ne filozofët e çka jo shëtitnim rrugëve të Prishtinës, aty ku bëhej paqja në mes të luftës.

Fetnete na fal edhe në këtë përvjetor tëndin neve që heronjët i shohim vetëm si data. Ti i preke vetë me dorë dhe na pe neve të gjallëve çka mund të bëjmë.

Pajë le të jetë edhe kështu. Një ditë do të vjen e kur ne do të kemi nevojë për ju. Për fjalët, amanetin dhe këngët që ju i kënduat.

Ju nuk muret asgjë me vete. As gradat jo, jo asgjë.

Tani jemi në kohën e partizanëve. Besoj ti e di mirë këtë histori.

Ke lexuar për Hasanin, Isën, Shotën, Ismail Qemajlin, Noren e Kelmendëve. Ke lexuar edhe Fishtën apo “Lahutën e Malësisë”, ke dëgjuar për Pashko Pasën me poemën “O Moj Shqipni”. Eh Fetnete po shumë kaluam nëpër histori dhe asgjë nuk mësuam.

Më fal Fetnete se po iki tani ashtu sikur të tjerët në rrugë pa kthim. Pak kanë mbetur si ju, ashtu ishin edhe dje.

Ndoshta paqja dhe liria po vranë njëra-tjetrin.

Izmi Zeka: Pragmatizmi i PDK-së, panik për të tjerët – Epoka e ReIzmi Zeka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se shtatë korridore…