FFK-ja dhe TEB Banka nënshkruan marrëveshje për sponsorizim

10 tetor 2018 | 17:01

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe TEB Bank sot nënshkruan një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e më tejme të TEB Bankës për FFK-në.

Drejtori i përgjithshëm i TEB Bankës, Orçun Ozdemir, ka thënë se ndjehet i lumtur që po vazhdon bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës, si një nga federatat më të mëdha në Kosovë dhe që do ta ndihmojnë edhe më tutje Përfaqësuesen A të Kosovës, drejt zhvillimit të saj. “Me FFK-në deri me tash kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe korrekt e besojë që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Ozdemir. Në anën tjetër sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, e falënderoi TEB Bankën për mbështetje të vazhdueshme.

“TEB Banka është treguar një partner i shkëlqyeshëm dhe strategjik për neve dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Salihu. Ndërsa kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar: “Është kënaqësi dhe nder për neve që ta kemi mbështetje dhe sponsor një bankë kaq me renome si TEB Bank”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë njohim disa njerëz që pinë shumë ujë gjatë…