FFK-ja: Kemi marrë konfirmimin nga FIFA se është pranuar ankesa jonë për banerin e Serbisë

27 nëntor 2022 | 17:33

Federata e Futbollit të Kosovës, e ka mirëpritur reagimin e FIFA-s ndaj skandalit të shkaktuar nga Serbia para ndeshjes me Brazilin.

FFK-ja në reagimin e saj shprehet e lumtur fillimin e hetimeve lidhur me vendosjen në zhveshtore të banerit e cila ka hartën e Kosovës mbi të cilën shkruante “S’ka dorëzim”.

“Jemi të lumtur të shohim reagimin e shpejtë të FIFA-s, me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftënxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Jemi të lumtur të shohim reagimin e shpejtë të FIFA-s, me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftnxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar.

Nga FIFA kemi marrë konfirmimin për pranimin e ankesës sonë dhe njëherësh kemi marrë vlerësimin e tyre të lartë për FFK-në, që përkushtohet për ruajtjen e integritetit e reputacionit të futbollit dhe që ankesa jonë tregon përkushtimin tonë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të cilat i afirmon FIFA.

Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me organet përkatëse të FIFA-s për çdo informatë ose dokument shtese nëse kanë nevojë lidhur me hetimin e këtij rasti. Po ashtu, si FFK do jemi çdoherë të gatshëm të ruajmë dinjtetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës, duke reaguar dhe vepruar konform mekanizmave të FIFA-së dhe UEFA-s, në të cilat bëjmë pjesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot u…