FFK-ja: Nuk do të zgjerohet Liga e Parë

15 prill 2021 | 16:29

Federata e Futbollit e Kosovës ka mohuar zërat se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka diskutuar zgjerimin e mëtejmë të Ligës së Parë në 24 skuadra për edicionin e ardhshëm, të ndara në dy grupe me nga 12 skuadra.

“Një gjë e tillë nuk është diskutuar asnjëherë në KE dhe në asnjë organ tjetër të FFK-së. Shkrimet e tilla po bëhen me qëllim për ta vënë në lajthitje opinionin futbolldashës, e jo klubet sepse ato nuk bien pre e lajmeve të tilla të rrejshme, ngase e kanë të ditur formatin e garave në të gjitha ligat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

KE i FFK-së më 16 dhjetor të vitit të kaluar e ka aprovuar kërkesën e klubeve që Liga e Parë edhe në edicionin e ardhshëm të luhet në dy grupe me nga 10 skuadra.

Kjo për faktin e vetëm që t’u dilet në përkrahje klubeve pasi futbolli është ende duke u luajtur në rrethana të pandemisë, mirëpo asnjëherë nuk është diskutuar për zgjerimin e mëtejmë të kësaj lige. Përkundrazi, strategjia e FFK-së është që në të ardhmen edhe Liga e Parë të funksionojë si ligë unike e jo e ndarë në grupe.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë një udhëtim…