FIA heton Ferrarin për mashtrim

21 nëntor 2019 | 12:23

Si të mos mjaftonin rezultatet negative, Ferrari përfshihet tani në valën e një skandali mashtrimi që nëse do të faktohet si i tillë, do të ketë pasoja në imazhin dhe sezonin e një prej ekipeve ikonike të Formula 1.

FIA ka nisur një hetim për sistemin e furnizimit të makinave të linçencuara për të garuar, madje ka sekuestruar për analiza edhe disa pjesë të dyshimta, përmes komisarëve të saj, pjesë të përdorura në garën e fundit në Brazil.

Sistemet e furnizimit do të analizohen në laboratorët e FIA-s pasi dyshohet se janë modifikuar dhe janë përdorur për të avantazhuar pilotë në krahasim me protagonistë e tjerë në cirkuit. Edhe pse nuk ka pasur asnjë ankesë zyrtare, disa ekipe të Formula 1 kanë ngritur dyshime sesi Ferrari arrin një shpejtësi jashtë logjikës në vijë të drejtë, diçka që nuk e kishte para pauzës së verës.

I vetmi që ka zbritur në skenë me akuza direkte për mashtrim është Maks Verstapen, si për ironi të fatit një prej pilotëve që synon të përfshihet në projektin e ardhshëm të Ferrarit. Dy pilotët e skuadrës italiane, e nisën në pozicione të mira garën e Brazilit, por asnjë prej tyre nuk arriti ta përfundonte pasi u përplasën me njëri-tjetrin duke mos mbijetuar deri në fund.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve,…