Figura të politikës shqiptare në Tiranë, Rama përmend Konjufcën dhe Ahmetin,  Abazoviqin e quan të papërsëritshëm

14 prill 2026 | 11:48

Kryeministri Edi Rama të martën në samitin e Diasporës në Shqipëri, ka bërë bashkë figura të ndryshme politike shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Të pranishëm në këtë samit kanë qenë ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ku këtë të fundit, Rama e ka cilësuar si të papërsëritshëm.

“Kudo ku shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve, Kosova, e pastaj edhe duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët s’do t’i harroj askush janë një popull shtetformues i republikës fqinje dhe mike të RMV, e duke vazhduar edhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj për praninë ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufcën, kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, mikun tim të vjetër dhe të pazëvendësueshëm, Ali Ahmetin, dhe pa diskutim edhe mikun tim të padiskutueshëm dhe të papërsëritshëm, Dritan Abazoviq”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan ka vendosur ta nxjerrë në shitje Pervis Estupinan, pas…