Filloi deratizimi në Prizren

26 maj 2023 | 11:03

Në kuadër të realizimit të projektit “Dezisektimi, dezinfektimi dhe deratizimi i qytetit të Prizrenit”, të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot filloi implementimi i fazës së parë të deratizimit të rrjetit të kanalizimit (largimit të brejtësve) brenda dhe në zonat periferike të qytetit.

Realizimi i këtij projekti është paraparë të zgjasë tri ditë dhe ka qëllim mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet infektive transmetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në…