Filloi hartimi i rregullores në Malishevë për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2022

09 shkurt 2022 | 13:14

Bazuar në obligimet ligjore, Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, ka filluar procedurat për hartimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale, për vitin 2022, rregullore e cila duhet të hartohet çdo vit.

Në kuadër të zhvillimit të këtyre procedurave, sot është mbajtur një takim, i drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, me të gjitha drejtoritë dhe sektorët përgjegjës, për hartimin e kësaj rregullore, që sipas nënkryetarit Krasniqi, “është një prej dokumenteve kryesore që përcakton politikat zhvillimore në Komunën e Malishevës”.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, e ka prezantuar rregulloren e cila duhet të hartohet duke u bazuar në ligjet në fuqi, përderisa e ka vlerësuar si një prej “dokumenteve më të rëndësishme komunale, prandaj është e domosdoshme, që sektorët të paraqesin propozimet e tyre për hartimin e rregullores”.

Drejtoritë dhe sektorët e caktuar në Komunën e Malishevës, i kanë dhënë propozimet e tyre, të cilat do të futen në këtë rregullore, para se të kaloj për shqyrtim në Kuvendin e Komunës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi olimpik i Kosovës ka vizituar sot (e mërkurë) skitarin…