Filloi kursi i dytë për Licencën C në regjionin e Prishtinës

18 shkurt 2020 | 17:59

Sektori për edukim në Federatën e Futbollit të Kosovës të martën ka nisur kursin e dytë të trajnerëve për Licencën C për Regjionin e Prishtinës.

Në këtë kurs po marrin pjesë 24 kandidatë, të cilët do të punojnë në teori dhe praktikë në 10 ditë kalendarike përgjatë këtij muaji dhe muajit mars, derisa në fund do t’i nënshtrohen provimit për t’u pajisur me Licencën C. Krahas aspektit teorik, pjesëmarrësit për disa orë kanë punuar edhe në aspektin praktik në fushën e KF “Rilindja”.

Kurse të tilla do të mbahen edhe në regjionet e tjera, ku për muajin prill është paraparë të mbahet kursi në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli Mece (Rreth idesë së “Shqipërisë Natyrale” ) I nderuari…