LETËR PA ZARF: “LIRIA NUK KËRKOHET, POR PËR TË LUFTOHET”!

18 shkurt 2020 | 17:58

Ylli Mece

(Rreth idesë së “Shqipërisë Natyrale” )

I nderuari miku im!

Ashtu sikurse ju pata premtuar, se do ta studjoja me vemëndje shkrimin, rreth termit që tashmë është shndërruar dhe në një platformë, ashtu dhe veprova. E studjova mirë dhe me këtë rast, do të mundohem të jap edhe unë mendimin tim, rreth disa problemeve që ngrihen nga hartuesit e saj, të cilat, natyrisht janë edhe një bazë e mendimit dhe platformës të ” Shqipërisë Natyrale” .

Problemet, të cilat ngrihen në materialin e shkruar prej hartuesve të kësaj platforme, kuptohet se kanë të bëjnë me “Çështjen tonë Kombtare “dhe nisur nga kjo, (sikurse e kam shprehur edhe në komentin tim me dy rreshta) kanë rendësi të madhe; veçse, mënyra e zgjidhjes së tyre e cila ofrohet nga përfaqësuesit e kësaj dhe mendimet që japin ata për zgjidhjen e tyre, nuk me duken të drejta, madje do të shtoja se janë utopike dhe për më tepër iluzioniste. Iluzioniste, sepse autori nuk bën analizë të saktë e të ndalet në faktin, se përse Evropa dhe vendet për-rreth nesh, nuk janë të interesuara për këtë çështje, përkundrazi shpreson shumë në shndërrimin e mentalitetit të tyre. Po pse? SË PARI: – Më duhet të nënvizoj, madje dhe të këmbëngul, se nuk ka” Shqipëri Natyrale”- por ka vetëm KOMB SHQIPTAR- dhe dihet se “Kombi”, nuk është gjë tjetër, veçse një bashkësi e qëndrueshme njerzish, të cilët janë formuar historikisht, me karakteristika të veçanta e specifike (që dallohen nga të tjerët), por dhe që kanë në themel të tyre GJUHËN – TERRITORIN – JETËN EKONOMIKE DHE FORMIMIN SHPIRTËROR E KULTUROR. Nëse do të pranonim termin”Shqipëri natyrale” ku fillon dhe mbaron ajo dhe kujt i referohemi?

Unë puqem me mendimin e hartuesvet të platformës, se padrejtësitë historike që na janë bërë ne shqiptarve, si rezultat i orekseve të shovinizmit të fqinjëve dhe padrejtësive evropiane, në marrjen e vendimeve për territoret tona e kanë tëkurrur dhe coptuar Shqipërinë dhe e kanë çuar deri në atë masë, sa që …”pjesa më e madhe e saj, qëndron pikërisht jashtë saj”. Duke qenë në një mëndje me autorët e kësaj platforme, jam njëkohësisht apo më saktë nuk puqem me idenë tjetër, se tani vendet për-rreth i kemi demokratike dhe që mund të bëjnë zgjidhje me mjete demokratike për çështjen shqiptare. Kjo, në kushtet e instalimit të kapitalizmit në këto vende, sikurse po ky kapitalizëm është tashmë këmbëkryq i ulur dhe te ne, nuk mund të ndodhë “vullnetarisht” prej një “inisiative dashamirëse”nga fqinjëte shovinistë dhe në të pastajmen, po këta shovinistë, me ”vullnet të madh të kontribuojnë” për bashkimin tonë kombëtar. Kjo s’mund të ndodhë dhe ka arësyet e veta. Ka arësyet e veta, sepse një ndër tiparet kapitaliste, është vendosja e hegjemonisë dhe kërkesa për zgjerim territoresh dhe jo të të japin atë që ta kanë marrë. A nuk është Dardania një shembull i qartë, që rrëzon çdo teori iluzioniste?! Mos vallë Serbia shoviniste, u tregua dashamirëse ndaj shqiptarve të Kosovës, si para lufte dhe po ashtu mbas saj? Madje, a nuk e pësuan të njëjtin fat si ne dhe popujt e tjerë sikurse ishin ata sllovenë, kroatë, boshnjakë apo maqedonas?! Le të shkojmë më tej: Mos vallë Greqia e “megalli idhesë” së Napolon Zervës, është dashamirse ndaj Shqipërisë së sotme?! Po të ish se te Greqia, (sipas idesë së naivëve të “Shqipërisë natyrale”), se për këtë gjë na qenkëshin të interesuara vetëm qarqet reaksionare greke, madje se na qenkan vetëm ato që duan ta mbajnë në këmbë ligjin e luftës me Shqipërinë, atëhere shtrohet pyetja, mirë ata, po qarqet e ashtuquajtura demokratike të Greqisë kur janë në pushtet, pse nuk e abrogojnë ligjin e luftës me ne? Ata ende dhe sot, që unë po ju dërgoj juve i dashur mik këtë letër, lehin si qentë kur shikojnë “hënën e bukur” dhe u kullojnë jargët për ”Vorio Epirin” e jo më të na japin ne shqiptarëve Çamërinë, për tu bërë Shqipëria natyrale. Ne e sidomos Dardanina, kur u çlirua nga çizmja e rëndë e shovinizmit serb, na lenë të ndarë e të pabashkuar. Ju besoj se e dini këtë apo jo?! Kështu or miku im i mirë, që kërkesa e “natyralistëve të Shqipërisë”, drejtuar fqinjëve, direkt apo dhe indirekt se… “kanë ardhë kohërat, që kjo punë të shikohet “, është tërësisht e parealizueshme, jo për dëshirën tonë, sepse shqiptarët të gjithë e duan atë, por për faktin e thjeshtë se autorët e kodit të ”Shqipërisë natyrale”, kanë harruar dhe harrojnë, se dhe brenda për brenda “stanit kapitalist”ballkanik e më gjerë, (sikurse janë Italia dhe Turqia) ekziston rreziku i aneksimeve territoriale, me qëllim për të shtrirë dhe zgjeruar më tej sundimin ekonomik. Ja pra, pse është e gabuar, sepse iluzionistët e Shqipërisë natyrale, pavarsisht dëshirës së mirë, mendojnë… se meqënse vendet po demokratizohen, vullnetarisht do bëjnë diçka për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarët. SË DYTI: Sot për sot, askush në Evropë dhe për-rreth nesh, nuk do të zgjohej nëse nuk do të shpërthenin revlotat e fuqishme dhe krismat e armëve në Kosovë për liri e pavarësi kombëtare (madje edhe kjo tashmë është e cunguar, është si të thuash një lloj “sovranitet i kufizuar”, një liri e pavarësi e dhënë me pikatore nga euroatlantikasit). Si mendoni ju miku im, a nuk mjafton fakti për ta kuptuar, se të formosh dhe një “shtet tjetër me shqiptarë “ duke u bërë dy, në territor shqiptar , me gjuhë doke e zakone të njëjta, a nuk është jo vetëm një paradoks i madh, por dhe një padrejtësi madhe?! E kupton ti apo jo, se Evropa reaksionare për të njëjtën çështje, ka dy masa të ndryshme? Me njërën masë Gjermaninë dhe gjermanët ajo e bashkon, teksa me masën tjetër, Shqipërinë dhe shqiptarët i ndan. Pse nuk u ngritën “fqinjët tanë të mirë” dhe t’i kërkonin Evropës që Kosova t’i bashkangjitej në mënyrë natyrale, Shqipërisë? Mirë që fqinjët nuk e bënë këtë gjë, po vet Evropa që është më e madhe, pse nuk vendosi në favor të shqiptarve, por na la në kufijtë e Konferencës së Londrës më 1913?! Të të dhurojnë një tjetër flamur, kur ne e kemi flamurin e shqipes, a nuk është nëpërkëmbje dhe fyrje në dinjitet kombëtar dhe pikërisht kur ne “kërkojmë Shqipëri natyrale”? Apo mos vallë autorët “natyralistë” me idetë e tyre na bëjnë thirrje, që ne të presim dhe nja 100 vite të tjerë, sepse gjërat do të vijnë në rrjedhën e tyre të natyrshme? Si është e mundur, kaq të pa aftë janë hartuesit e kësaj platforme, për ta kuptuar se…. ” e drejta e kombeve dhe popujve, për vetëvendosje” në imperializëm (ai evropian, apo çdo lloj tjetër imperializmi në rruzullin tokësor), është thjeshtë një maskë, për të kamufluar hegjemoninë dhe interesat e tyre jetike dhe për këtë, ata luajnë mbi kurrizin e popujve të vegjël? (sikurse luajnë rusët-serbët- grekërit etj,etj) A nuk u treguan po aq “dashamirëse me ne dhe Perandoria Austro-hungareze e cila u muar direkt me çështjen shqiptare dhe sidomos me kufijtë tanë? Si mendon ti miku im, mos me të vërtetë ajo na donte ne, apo donte të shtrinte sundimin e saj te ne?. Kur ata bëjnë pazare mbi kurrizin e popujve, si mund të besosh e të shpresosh, që me lutje drejtuar Evropës, t’i kërkosh asaj, të anullojë vendimet e Konferencës së Londrës?! E cili shqiptar, nuk do ta dëshironte këtë gjë? Nga dëshira e madhe që kanë (kjo është gjë e mirë, por që ngelet përsëri ëndërr me sy hapur) hartuesit e “Shqipërisë natyrale” na sjellin si argument, anullimin e “Traktatit të Versajës” dhe atë të ” Jaltës”. Është e vërtetë që këto dy traktate u anulluan. Po si u anulluan, a mund të na e thonë “natyralistët e Shqipërisë”? Nëse jo, po jua u rikujtoj se ato, në të dy rastet u anulluan me forcë. Hitleri, pushtoi shumë prej këtyre vendeve evropiane dhe detyrimisht traktati i Versajës, i cili më 1919 e ndëshkonte rëndë Gjermaninë, u bë i pavlefshëm. Gjermania donte të vinte në vend dinjitetin e saj të nëpërkëmbur, ndaj dhe Hitleri nuk pyeti jo për të, jo e jo, por as për paktin e mos-sulmimit me URSS, madje një javë mbas atij pakti, në shtator të vitit 1939 ai sulmoi Poloninë, që njihet dhe si prolog i Luftës së dytë botërore. Kështu është dhe çështja e Jaltës (në shkurt të vitit 1945), që pësoi të njëtin fat, sepse me rënien e të ashtuquajturit “Mur i Berlinit” (1989), u bë i panevojshëm dhe çfuqizohej vetvetiu ky traktat. Ja mendo pak miku im: Me ndryshimin e sistemit, si rezultat i tradhëtisë që ju bë socializmit në Shqipëri, a mund të udhëhiqej shteti,n ë kushtet e krijuara me kushtetutën socialiste? Deomos që jo, sepse shteti tashmë ka tjetër natyrë. Ja pra, si bien automatikisht të gjithë kapitujt nenet dhe ligjet e saj duke u bërë të pavlefëshme. Sa për problemin e Çamërisë, mendoj se ata, (përfaqësuesit e “Shqipërisë natyrale” nuk e konceptojnë drejt dhe ja sepse : Nga njëra anë, ata edhe pse akuzojnë boshtin Athinë – Beograd për këtë çështje, nga ana tjetër, sugjerojnë krijimin e një zone të lirë çame, si për Shqipërinë, ashtu dhe Greqinë (duke sugjeruar krijimin e një boshti tjetër Athinë -Tiranë -Beograd), por andej nga fundi i materialit, ata i bëjnë atij një korrigjim, duke vënë theksin te “Shqiperia natyrale” me kufij Preshevë-Prevezë dhe Durrës -Shkup. Kjo është gjë e bukur, por përsëri janë dëshira jashtë realitetit. Më tepër, ata bien në rolin e konstatuesit dhe propozojnë me një lloj ndrojtje gati, gati, si një lloj lutje ndaj Evropës, duke venë si parësore, zgjidhjen vetëm në kuadrin diplomatik, në një kohë, kur duhet ta thonë të vërtetën historike qartë, prerë dhe ashtu sikurse duhet :

E VËRTETA HISTORIKE, ËSHTË SE EVROPA DHE FUQITË E MËDHA, KANË QENË DHE NGELEN BURIMI I TRAGJEDIVE TË POPULLIT TONË. PADREJTËSITË HISTORIKE, NUK MUND TË KORRIGJOHEN VULLNETARISHT NGA KOPEJA E UJQËRVE, NËSE POPULLI YNË NË TË GJITHA TROJET E VETA, NUK E MERR VET NË DORË ÇËSHTJEN KOMBËTARE. JANË POPUJT ATA, QË VENDOSIN DHE DUHET TË VENDOSIN, PËR FATET E TYRE DHE JO FUQITË E HUAJA , APO TË MËDHA QOFSHIN ATO.(Këtë ose e kanë harruar ose bëjnë sikur e ka harruar, madje jo vetëm natyralistët, por edhe naivët e politikës shqiptare në përgjithësi). Shkurt, nëse nuk do të gjëmonin armët në një kullë të rrethuar të “Jasharajve” në Drenicë dhe më vonë një popull i tërë të ngrihej në këmbë, sikurse u ngrit për liri edhe sot e kësaj dite, që ne po shkruhemi me njëri-tjetrin, krahina e Kosovës, do të ishte ende nën sundimin e shovinizmit serb. Gjithësesi edhe në këto kushte aktuale, që ne përjetojmë në përgjithësi, apo dhe Kosova në veçanti, liria dhe pavarësia e saj, që është rrjedhimisht dhe e jona, ka ngelë në letrat e kançelarive të Evropës. Kur ne, nuk arritëm dot, që në etapën më të favorshme e momentet më të duhura, dmth, fill mbas çlirimit të saj më 1999, këtë krahinë tonën, ta bashkonim me Shqipërinë, si mundet pjesët e tjera, të na i bashkojnë utopistët si me shkop magjik?! Jo mik i dashur jo! Paqja dhe liria dhe çështja jonë e përbashkët Kombëtare, nuk mund të pritet prej Evropës, apo fqinjëve shovinistë. Për Unifikimin e Kombi, sikurse dhe për lirinë e Pavarsinë luftohet dhe vetëm kështu fitohet! Ç’ti bësh ! Ja kështu na mëson filozofia. Ajo është e ashpër dhe kur gabojmë, na fshikullon keq si utopistët natyralistë të Shqipërisë, sikurse dhe mua, ashtu dhe ty.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja nuk ka vendosur ende përfundimisht ta blejë kartonin e…