Icardi mund të përfundojë në Real

18 shkurt 2020 | 17:45

PSG-ja nuk ka vendosur ende përfundimisht ta blejë kartonin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

Ky i fundit ishte personazhi kryesor gjatë periudhës ku në Paris mungonin Neymari dhe Cavani, të dëmtuar. Pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, Icardi po humbet shumë nga shkëlqimi dhe nga kontakti me golat, kjo ka bërë që drejtuesit e klubit francez të hezitojnë për ta blerë kartonin e tij nga Interi.

Për Icardin vijon të jetë e hapur pista Juve, skuadër që e kërkoi edhe gjatë verës së shkuar por, sipas “Diario Gol”, në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futur edhe Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë me dije e…