Filloi ndërtimi i kanalizimit Qitak-Pemishtë, Jashari premton projekte tjera
Ka nisur ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për fshatrat Qitak-Pemishtë të komunës së Skenderajt.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka përcjell nga afër punët që po bëhen në këtë projekt tre vjeqar, që ka një gjatësi prej 10 kilometrave.
“Në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm dhe informimit mbi projektet e reja rrugore që kanë nisur para pak ditësh, me qëllim të modernizimit të infrastrukturës në fshatrat e komunës sonë, sot ndajmë me ju lajmin për fillimin e ndërtimit të kanalizimit Qitak-Pemishtë, ku po vijojnë punimet e realizimit të këtij projekti 3 vjeçar dhe shtrirjes së sistemit të trajtimit të ujërave të zeza në distancë prej 10 mijë metrave”, ka thnë Jashari, raporton FaktePlus.
Kreu i Skenderajt, me tutje ka thënë se ky fillim i hovshëm i projekteve të reja dhe vazhdimi i atyre të mbetura nga viti i kaluar janë shenja për ditë me të mira për qytetarët që ai udhëheq.
“Ky fillim i hovshëm i projekteve të reja dhe vazhdimi i disa prej tyre që kanë nisur vitin e kaluar, janë shenja të ditëve të mira që po vijnë për qytetarët tanë. E diela do të nis me lajme që flasin për projekte të tjera”, është shprehur Jashari.