Filloi ndeshja Feronikeli – TNS

16 korrik 2019 | 20:45

Ka filluar ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes kampiones së Kosovës, Feronikelit dhe kampiones nga Uellsi, The New Saintsin.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e vlefshme për rrethin e parë të Ligës së Kampionëve. “Nikli” pas barazimit në ndeshjen e parë 2-2, synim ka të sigurojë kualifikimin në rrethin e dytë dhe të shkruaj historinë si skuadra nga Kosova që arrin më së largu në garën më të fortë në futboll.

Atmosfera në stadiumin që e bartë emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është mjaftë e mirë dhe të gjithë po presin suksesin e radhës nga skuadra më e mirë në Kosovë për edicionin 2018/2019.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i…