Filloi ndeshja Kosovë – Greqi

05 shtator 2021 | 20:46

Ka filluar ndeshja në mes Kosovës dhe Greqisë, e vlefshme për Grupin B kualifikues për Kupën e Botës.

“Dardanët” kërkojnë tri pikët për të mbetur në garë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022. E mira e kësaj ndeshje për Kosovën është se pas dy viteve mungesë, shikuesit “dardanët” do të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në këtë ndeshje do të jenë 10 për qind e kapacitetit të stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të masave të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ky do të jetë takimi i tretë mes Kosovës dhe Greqisë dhe dardanët janë ende në kërkim të fitores së parë ndaj grekëve, pas një humbjeje dhe një barazimi në dy takimet paraprake. Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para në grup, Kosova e arriti fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese për Botëror kur e mposhti Gjeorgjinë të enjten në Batumi.

Verdhekaltrit mbajnë pozitën e tretë në Grupin B me vetëm tri pikë, gjashtë më pak se liderja Suedia dhe katër më pak se Spanja. Kjo e fundit e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. E parafundit është Greqia me dy pikë nga dy ndeshje, ndërsa e fundit është Gjeorgjia me një pikë nga katër ndeshje.

Kosovës i rikthehet Milot Rashica, i cili nuk u paraqit në ndeshjen e kaluar, pasi s’u lejua të udhëtonte drejt Gjeorgjisë nga ekipi i vet Norëich City, për shkak se ky vend është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe. Challandes nuk do të mundë të llogarisë në Arbër Zenelin, Edon Zhegrovën dhe Bersant Celinën as në këtë takim.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme jetën e ka humbur edhe një…