Filloi puna në rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan

04 nëntor 2019 | 17:00

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, mori pjesë të hënën në fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan në Vushtrri.

Lekaj ka theksuar se fillimi i këtij projekti simbolizon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në zhvillimin e projekteve infrastrukturore lokale, por para së gjithash, përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane.

Ky projekt është financim i MIT-së dhe ka kosto 827 mijë e 163 euro. Me gjatësi prej 2.7 kilometra, brenda këtij projekti përfshihen: zgjerimi i rrugës, asfaltimi me dy shtresa, trotuaret, sinjalisitika horizontale dhe ajo vertikale, si dhe lëshesat gypore përgjatë rrugës. MIT-ja gjatë Qeverisë Haradinaj ka zhvilluar rreth 300 projekte infrastrukturore në mbarë vendin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i ka nisur një…