Fillojnë aktivitetet “Muaji i mërgimtarëve” në Rahovec

16 korrik 2018 | 12:17

Në oborrin e Komunës së Rahovecit para një numri të mërgimtarëve, të hënën kryetari i komunës, Smjal Latifi, ka hapur edhe zyrtarisht aktivitetet që do të organizohen për “Muajin e mërgimtarëve”.

Para mërgimtarëve të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar për fillimin e aktiviteteve për “Muajin e mërgimtarëve”, kryetari Latifi, ka thënë se mërgata jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e të gjitha zhvillimeve pozitive në vendin tonë.

“Planifikimi i një mori aktivitetesh e ngjarjesh kulturore, sportive e informuese, përbëjnë thelbin e angazhimeve tona gjatë korrikut dhe gushtit. Nga ana e vet Komuna e Rahovecit do të mundohet që në kuadër të kapaciteteve të veta materiale, teknike dhe njerëzore të përmbushë në mënyrën më të mirë të mundshme obligimet ndaj mërgatës gjatë periudhës sa ata do të jenë për pushime në familjet e tyre. Ndër të tjera do të organizohen aktivitete të shumta kulturore e zbavitëse, si dhe do të ketë oferta konkrete për investime në komunën e Rahovecit”, ka thënë Latifi.

Komuna e Rahovecit është ndër ato rajone ku numri i mërgimtarëve është relativisht i madh, respektivisht rreth 1/3 e popullsisë së përgjithshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur një delegacion…