Fillojnë korrje-shirjet në komunën e Skenderajt

16 korrik 2019 | 12:50

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se në këtë komunë ka filluar procesi i korrje-shirjeve.

Me këtë rast, ai ka uruar bujqit për një fillim të mbarë dhe një fund të bereqetshëm të këtij procesi.

Sipas Jasharit, sa më shumë që tokat të punohen, aq më shumë do të ketë mbështetje.

“Fillim të mbarë e fund të bereqetshëm të korrje-shirjeve, për gjithë bujqit e komunës sonë, të fushatës së sivjetme ku po marrin pjesë rreth 100 autokombajna për korrjen e 6 mijë hektarëve me grurë, 250 ha me elb dhe 120 ha me thekër. Sa më shumë që tokat tona të punohen, aq më shumë mbështetje do të ketë!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, priti në takim grupin…