Çelaj priti në takim studentët çekë: BE-ja nuk duhet të vonohet për procesin integrues të rajonit

16 korrik 2019 | 12:46

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, priti në takim grupin e studentëve çek, me të cilët diskutoi për zbatimin e reformave, procesin integrues dhe liberalizimit të vizave.

Të rinjtë tanë, theksoi Çelaj, janë vlera dhe aseti më i çmuar i vendit tonë, ata kanë nevojë për hapësirë veprimi, për bashkëngjitje dhe qasje të lehtësuar me vlerat evropiane, me moshatarët e vet, arsim dhe ngritjen e profesionalizmit të vet.

“Pengesat në lëvizjen e lirë për qytetarët tanë, në veçanti për të rinjtë tanë, është hendikep i cili duhet të mënjanohet dhe presim nga Këshilli i Ministrave të trajtoj këtë çështje të rëndësishme për qytetarët tanë. Diaspora jonë është shumë e fuqishme dhe kjo ndikon edhe në raportet tjera, sikur është aftësimi i të rinjve tanë dhe investimet, marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe aspektet tjera që ndikojnë në avancimin e vendit dhe qytetarëve tanë”, potencoi Çelaj, dhe shtoi se e ardhmja e jonë dhe vendit tonë është pa alternativë, integruese euro-atlantike.
Studentët çekë, u interesuan për progresin dhe procesin e reformave, aspektet e zhvillimit ekonomik, fushat e investimeve dhe arsimimit, çështjet ambientale dhe ndaljen e “brain gain”, si çështje problematike e të gjitha shteteve.

Çelaj potencoi se vlerat integruese dhe përcaktimi konsensual për të ardhmen evropiane të Kosovës bëjnë që të bëhet përkushtim i shtuar për të ndalur ikjen e të rinjve apo “brain gain”, duke u fokusuar për vonesat e padrejta për procesin integrues. Vonesat, theksoi Çelaj, mund të sjellin ndikime të padëshirueshme nga rreziqet globale të ndryshme nga vlerat dhe përcaktimet integruese euro-atlantike të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim…