Fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj të Gjilanit

17 tetor 2022 | 14:47

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Haxhaj.

Gjatë vizitës në këtë fshat, kreu i Gjilanit ka njoftuar se vlera e këtij projekti është mbi 111 mijë euro.

“Kanë nisur këto ditë punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Haxhaj në gjatësi 877 metra. Projekti në vlerë 111,660.51 zgjidh problemin e kahmotshëm të banorëve. Po punojmë në çdo cep të komunës!”, ka thënë kryetari Hyseni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane…