Kurti takon bordin e drejtorëve të KEK-ut, ja për çfarë biseduan

17 tetor 2022 | 14:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë pritur në takim bordin e drejtorëve të KEK-kut.

Rëndësia e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje ballafaqohet, ishin dy prej temave të këtij takimi.

Kryeministri Kurti ka falënderuar bordin e KEK-ut për punën e deritanishme. Ai ka thënë se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve.

Njoftimi i plotë i qeverisë:

Bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e mirëpriti bordin e drejtorëve të KEK-ut, kryesuar nga Skënder Haziri. Në takim ishte i pranishëm edhe kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rëndësia e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje ballafaqohet, ishin dy prej temave të këtij takimi.

Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore. Përkundër kësaj, bordi i drejtorëve e njoftoi kryeministrin Kurti rreth masave dhe përgatitjeve, që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit.

Kryeministri Kurti falënderoi Bordin për punën e deritanishme. Ai tha se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve. Duhen të dyja, që ky dimër të tejkalohet më lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…