Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Këpuz-Mrasor

06 dhjetor 2019 | 14:58

Në fshatin Mrasor të Klinës kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës që lidhë këtë fshat me Këpuzin, projekt i cili po realizohen në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, kanë qëndruar në Mrasor ku janë pritur nga banorë të këtij fshati.

Elezaj ka uruar qytetarët për fillimin e këtij projekti, i cili do të lehtësojë qarkullimin rrugor dhe ka theksuar se projekte të tilla do të realizohen edhe në vitin tjetër në lokalitete të ndryshme, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Ndërsa qytetarët kanë falënderuar kryetarin për realizimin e këtij projekti, që sipas tyre është shumë i rëndësishëm për banorët e këtyre fshatrave dhe shton sigurinë në qarkullim.

Asfaltimi i kësaj rruge me një gjatësi prej 3 917 metra dhe i cili financohet nga Ministria e Infrastrukturës, ka një vlerë buxhetore prej 298 634 euro, ndërsa afati kohor për përfundimin e punimeve është 90 ditë pune.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) në fund të vitit ka…