Fillojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të administratës komunale në Lipjan

05 nëntor 2019 | 15:39

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vendosur të martën gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të administratës komunale.

Me këtë rast, ai ka thënë se objekti i ri do t’i përmbush nevojat e punëtorëve të administratës të kësaj komune.

“Është një projekt i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit. Jam tejet i lumtur që sot po fillojmë ta jetësojmë këtë projekt pikërisht në hapësirën e barakave shumë të vjetruara tashme të rrënuara një objekt i ri që i përmbush të gjitha nevojat për punëtorët e administratës komunale si dhe do të ofrojë qasje më të lehtë dhe shërbime moderne për qytetarët”, është shprehur Ahmeti, duke falënderuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për bashkëfinancimin e këtij projekti madhor.

Ky projekt do të kushtojë 1 786 556 88 euro, ku Komuna e Lipjanit do të participojë me 40 për qind të kësaj shume.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë,…