Fillojnë punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në Bokshiq të Klinës

08 shtator 2019 | 13:08

Kanë filluar punimet për realizimin e projektit të shtrirjes së rrjetit të kanalizimit në fshatin Bokshiq, investim ky i Komunës së Klinës.

Fillimin e punimeve për së afërmi e ka përcjellë kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka uruar banorët për fillimin e punimeve dhe nga kompania kontraktuese ka kërkuar që punimet të kryhen sipas kushteve dhe cilësisë së kërkuar.

Ky projekt ka një vlerë buxhetore 42 500 euro dhe afat kohor prej 60 ditësh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës, përkatësisht Kuvendi Komunal, ka pranuar si donacion…