Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Rezallë-Likoc

10 tetor 2019 | 14:33

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës Rezallë-Likoc.

Me këtë rast, Jashari ka thënë se janë të përkushtuar që të investojnë në çdo pjesë të territorit të kësaj komune.

“Lajm i mirë për banorët e bashkësisë lokale të Rezallës dhe Likocit Sot, filluan punimet në zgjerimin e rrugës Rezallë – Likoc, ku së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, gjeneralin Ilaz Dërguti, Ahmet Zabeli, asamblistin Sami Aruçi dhe bashkëpunëtorë morëm pjesë në përurimin e zgjerimit të kësaj rruge. Jemi të përkushtuar që t’i shtrijmë investimet në çdo pjesë, aty ku qytetarët kërkojnë, në mënyrë që të kemi një infrastrukturë më të zhvilluar”, ka theksuar Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Kompaninë Regjionale të Ujit…