Fillojnë vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve në komunën e Prizrenit

27 mars 2019 | 16:32

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të mërkurën kanë filluar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve të klasës së parë, të pestë dhe të nëntë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Skender Susuri dhe stafin menaxhues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ultë “Mustafa Bakiu”, për të parë nga afër këtë proces.

Qëllimi i këtyre vizitave është identifikimi dhe parandalimi i hershëm i problemeve shëndetësore që iu paraqiten fëmijëve.

Në kuadër të këtyre vizitave do të realizohen rreth 35 matje të ndryshme, si matja e peshës, të gjatësisë, kontrollit të eshtrave, kontrolli stomatologjik, të të pamurit si dhe zhvillimit të përgjithshëm të fëmijëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të mërkurën ka…