Fillojnë votimet në ShBA

03 nëntor 2020 | 14:45

Votuesit amerikanë kanë filluar të dalin në vendvotime, në zgjedhjet më të rëndësishme në dekada.

Presidenti aktual, Donald Trump, republikani që solli modelin e tij të konservatorizmit në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet më parë, synon një tjetër mandat kundër ish-nënpresidentit, Joe Biden, një demokrat dhe politikan i karrierës, i cili është zotuar se do të “mposhtë pandeminë” dhe “do ta bashkojë vendin”.

Tashmë miliona persona veçse kanë dorëzuar votat e tyre përmes votimit të hershëm , me prani fizike, përmes postës elektronike dhe postës së zakonshme.

Amerikanët nuk e zgjedhin direkt presidentin, mirëpo përmes një trupi të njohur si Kolegji Elektoral, ku secili shtet ka vota të caktuara, të bazuara në numrin e popullsisë. Për të fituar, një kandidati i duhen të paktën 270 vota elektorale nga gjithsej 538.

Presidenti aktual, Donald Trump, i 45-ti në historinë e ShBA-së, është duke garuar kundër demokratit dhe ish-nënpresidentit, Joe Biden./rel/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me investimin e Komunës së Lipjanit ditëve të fundit kanë…