Fillon asfaltimi i “Rrugës D” në lagjen Mati në Prishtinë

12 dhjetor 2023 | 14:08

Komuna e Prishtinës ka filluar asfaltimin e “Rrugës D”, në lagjen Mat. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës Krenar Xhaferi.  Xhaferi ka thënë se  komuna e Prishtinës nuk po ndalet nga projekti në projekt. Ndërsa ka shtuar se asfaltimi i kësaj rruge do të shërbejë për shumë banorë të cilët jetojnë në këtë pjesë të kryeqytetit.

“Kemi asfaltuar një segment të “Rrugës D” në Mat. Kjo rrugë shërben për banorët e shumtë të objekteve banesore të kësaj pjese.  Nga projekti, në projekt”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja dhe Prishtina kanë vazhduar me fitore në Ligën e…