Fitorja e tretë për Pejën dhe Prishtinën

12 dhjetor 2023 | 14:07

Peja dhe Prishtina kanë vazhduar me fitore në Ligën e Veteranëve.

Njëkohësisht janë skuadra e vetme pa humbje në këtë ligë, ku garojnë ish-basketbollistët që kanë dhënë kontribut të çmuar në basketbollin e Kosovës.

Bashkimi ka regjistruar fitoren e parë në këtë ligë. Prizrenasit kanë mundur Yllin 75:53, njëkohësisht humbja e tretë për therandasit.

Në duelin më interesant të kësaj xhiro, Peja ka mundur si mysafir Trepçën, 59:63. Për pejanët ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje, kurse për mitrovicasit humbja e tretë në po aq ndeshje.

Prishtina ia ka shkaktuar humbjen e parë Vëllaznimit. Prishtinasit shënuan fitore 55:67, në sfidën e javës së tretë. Bardhekaltrit tani kanë tri fitore e asnjë humbje, ndërsa kuqezinjtë dy fitore e një humbje.

Java 3-Liga e Veteranëve

Bashkimi-Ylli              75:53

Trepça-Peja                  59:63

Vëllaznimi-Prishtina   55:67

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erik ten Hag kërkon të fshijë gjithçka nga ajo që…